Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vrarë nga sulmi i IS-it në Jemen


Aden, Jemen - foto arkivi

Aden, Jemen - foto arkivi

Së paku 40 veta janë vrarë në një sulm vetëvrasës në qytetin Aden të Jemenit.

Zyrtarët atje thonë se në shënjestër të sulmit ka qenë një objekt ushtarak pro-qeveritar.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Lufta në Jemen midis forcave qeveritare dhe rebelëve shiitë Huthi ka nisur që 17 muaj.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, mbi 6,600 veta janë vrarë dhe rreth 2.5 milionë të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG