Ndërlidhjet

Presidenti uzbek pësoi hemorragji në tru


Islam Karimov

Islam Karimov

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Tashkent për shkak të “hemorragjisë në tru”.

Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, Lola Karimova-Tillyaeva, përmes një postimi në Instagram.

Karimova-Tillyaeva tha se presidenti është në “gjendje stabile”, porse është heret të jepen parashikime.

Kabineti i Ministrave të Uzbekistanit ka njoftuar qysh të dielën se Karimov, 78 vjeç, është shtruar në spital.

Karimov është në krye të Uzbekistanit për më shumë se 25 vjet.

XS
SM
MD
LG