Ndërlidhjet

Renzi do prezantojë plan kombëtar për të forcuar mbrojtjen nga tërmetet


Amatrice, Itali

Amatrice, Itali

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka premntuar se do prezantojë një plan kombëtar, e cila do e bëj Italinë më të sigurtë nëse goditet nga tërmetet, përderisa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimin për trupat që janë të varrosur nën gërmadha.

Italia u godit nga një tërmet javën e kaluar, ku humbën jetën të paktën 290 njerëz.

Prokurorët italianë janë duke hetuar pse kanë kolapsuar ndërtesat, të cilat mendohej se ishin ndërtuar sipas standardeve për të përballuar lëkundjet e tokës.

Renzi tha se Italia ka “nevojë të ndryshojë mentalitetin” dhe se ai do të prezantojë planin e tij në ditët në vazhdim dhe ka kërkuar përfshirjen e politikanëve, ekspertëve dhe kompanive të ndërtimit.

“Ajo që ka munguar në të kaluarën është ndërtimi i një plani për të gjithë vendin, i bazuar në parandalim”, ka thënë Renzi.

Ai ka thënë se tashme e ka diskutuar planin e tij edhe me arkitektin italian Renzo Piano, i cili i ka thënë se për një plan të tillë, do të duhen rreth 50 vjet, në mënyrë që Italia të ketë standardet më të mira ndërkombëtare për ndërtimet.

XS
SM
MD
LG