Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Aktakuzë për terrorizëm ndaj një 16 vjeçareje


Ilustrim

Ilustrim

Një vajzë 16 vjeçare është akuzuar nga autoritetet gjermane për tentim vrasje dhe mbështetje të organizatave terroriste.

Prokuroria Federale ka thënë sot se Safia S. Ishte duke vepruar në emër të grupit militant Shteti Islamik, kur ajo plagosi rëndë me thikë, një zyrtare policore në Hannover.

Ky sulm kishte ndodhur në muajin shkurt.

Vajza me shtetësi gjermano-marokiene u arrestua në skenën e krimit.

E akuzuara, Safia S, kishte udhëtuar në janar për në Stamboll, ku kishte marrë urdhëra nga anëtarët e IS-it që të kryejë një “sulm martir” në Gjermani.

Pasi ishte kthyer në Gjermani, ajo kishte kontakuar online me anëtarët e IS-it, duke i kërkuar ndihmë për planifikimin e sulmit.

Prokurorët gjermanë kanë thënë gjithashtu se kanë ngritur aktakuzë edhe ndaj një 19 vjeçari gjermano-sirian, për shkak se kishte dështuar që të parandalonte këtë sulm.

Ata thonë se Mohamad Hasan K, i cili ndodhet në paraburgim, ishte në dijeni të sulmit të Safias në Gjermani.

XS
SM
MD
LG