Ndërlidhjet

logo-print

Ditë zie në Kirgizi për viktimat e zjarrit në Moskë


Ilustrim

Ilustrim

Kirgizia ka shpallur ditë zie, pasi më 27 gusht në Moskë, nga një zjarr në një depo, janë vrarë 14 qytetarë kirgizë dhe tre të tjerë.

Në gjithë vendin janë ulur flamurët në gjysmë shtizë dhe me një dekret të presidentit Almazbek Atambaev, janë anuluar të gjitha ngjarjet argëtuese në vend.

Kirgizia sot ka përkujtuar gjithashtu edhe vdekjen e nëntë qytetarëve, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku.

Atambaev tha se vdekjet ishin “humbje e madhe për të gjithë qytetarët”.

Ai ka urdhëruar autoritetet lokale që t’iu japin ndihmë familjeve të viktimave.

Ndërkaq, në Moskë tashmë kanë filluar hetimet lidhur me zjarrin në një depo, ku punëtorët kirgizë humbën jetën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka premtuar homologut të tij kirgiz, Erlan Adyldaev, se autoritet ruse do të kryejnë një hetim dhe personat përgjegjës do të përgjigjen para ligjit.

XS
SM
MD
LG