Ndërlidhjet

Shpërthim në ambasadën kineze në Bishkek


Policia kirgize në afërsi të ambasadës kineze në Bishkek

Një shpërthim ka ndodhur në ambasadën kineze në Bishkek të Kirgizisë, në mëngjesin e sotëm.

Sipas raportimeve, nga ky shpërthim me makinë bombë ka mbetur i vdekur ngasësi i veturës, i cili u mundua që të hyjë me veturë në portat e ambasadës.

Ministria e Shëndetësisë në Kirgizi ka njoftuar se nga ky shpërthim janë plagosur tre persona.

Raportet e para thonë se në mesin e të plagosurve janë dy roje që në momentin e sulmit po qëndronin tek portat e ambasadës.

Shërbimi i sigurisë në Kirgizi ka njoftuar se ka filluar hetimet për këtë ngjarje por nuk ka dhënë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG