Ndërlidhjet

Paralimpikëve rusë u ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Dimërore 2018


Ekipi paralimpik i Rusisë është ndaluar të marrë pjesë në lojërat dimërore të vitit 2018, që do të mbahen në Korenë Jugore.

Më herët, ekipi paralimpik rus, u ndalua që të marrë pjesë edhe në Oplimpiadën e Rios, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Rusia ka gjasa që të kundërshtojë ndalimin e fundi të pjesëmarrjes ëë 267 atletëve, masë kjo që është vënë nga Komiteti Paralimpik Ndërkombtar.

Ndalimet për pjesëmarrje të atletëve paralimpik rusë po bëhen pas hetimeve që gjetën se qeveria ruse qe disa vjet me radhë kishte manipuluar me dopingun e shumicës së atletëve që kanë marrë pjesë në ngjarjet paralimpike dhe olimpike.

XS
SM
MD
LG