Ndërlidhjet

Franca kërkon ndërprerjen e bisedimeve tregtare BE-SHBA


 Matthias Fekl
Matthias Fekl

Ministri francez për tregti të jashtme, Matthias Fekl thotë se shteti i tij do t’i bëj thirrje Komisionit Evropian, që t’i jap fund negociatave për tregti në mes të BE-së dhe SHBA-ve.

Fekl i ka bërë këto deklarata për radio RMC duke thënë se “në Francë nuk ka më mbështetje politike për këto negociata”.

Ministri francez thotë se raundet aktuale të bisedimeve për të ashtuquajturin Pakt Trans-atlantik për Partneritet Tregtar dhe Investimeve, duhet të ndërprehet.

Një zëdhënës për përfaqësuesin e SHBA-ve, Michael Froman, i ka thënë gazetës gjermane Der Spiegel se në negociata është bërë “përparim i qëndrueshëm”.

Por ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka thënë sot se BE-ja dhe SHBA-të janë “akoma larg” arritjes së marrëveshjes.

Të dielën, ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Sigmar Gabriel deklaroi se bisedimet “de facto kanë dështuar, edhe pse askush nuk e pranon një gjë të tillë”.

XS
SM
MD
LG