Ndërlidhjet

Arrestime për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës


Aksioni ndaj të dyshuarve për sulmin në ndërtesën e Kuvendit
Aksioni ndaj të dyshuarve për sulmin në ndërtesën e Kuvendit

Autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në fillim të muajit gusht dhe të njëjtit do të mbahen në paraburgim 48 orësh. Gjithashtu thuhet se edhe dy persona të tjerë janë shoqëruar në Polici.

Prokuroria Speciale dhe njësitë e Policisë së Kosovës, kanë arritur që të “identifikojnë të dyshuarit që kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e tij”, thuhet në një kumtesë të Prokurorisë.

Në kumtesë thuhet se “hetimi kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 lokacioneve në Prishtinë”.

Prokuroria thotë se gjatë kontrollit të lokacionit “janë konfiskuar gjashtë armë zjarri: tri pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin”. (REL)

XS
SM
MD
LG