Ndërlidhjet

OKB: Të paktën 10 mijë të vrarë nga lufta në Jemen


Jemen, foto nga arkivi

Jemen, foto nga arkivi


Rreth 10 mijë persona kanë vdekur gjatë luftës civile në Jemen, kanë bërë të ditur sot përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Koordniatori humanitar i OKB-së, Jamie McGoldrick, ka thënë se në luftën civile që ka nisur 18 muaj më parë, janë vrarë së paku 10 mijë persona. Këto shifra janë nxjerr bazuar në të dhënat zyrtare të spitaleve në Jemen.

Ai tha se beson se numri është më i madh, pasi në disa zona nuk ka fare spitale dhe se njerëzit në Jemen, shpesh i varrosin vet më të dashurit e tyre dhe nuk i njoftojnë autoritetet përkatëse.

XS
SM
MD
LG