Ndërlidhjet

logo-print

FDH dhe REKOM: Të pushoj heshtja dhe të zbardhet fati i personave të pagjetur


Ilustrim

Ilustrim

Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Koalicioni REKOM (Komisioni rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi ) në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur kanë bërë thirrje që të pushoj heshtja për varrezat sekrete në territorin e ish-Jugosllavisë në mënyrë që të zbardhet sa më shpejt fati i personave të zhdukur të luftës.

Në luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë kanë humbur jetën më së paku 130 mijë njerëz. Përderisa fati i të paktën 13 mijë personave mbetet i pazgjidhur, thuhet në komunikatë.

Koalicioni REKOM, si dhe Fondi për Të Drejtën Humanitare në Serbi dhe ai në Kosovë, bashkë me të gjitha organizatat anëtare të koalicionit, kërkojnë nga qeveritë e vendeve të dala nga ish-Jugosllavia që t’i bëjnë publike të dhënat rreth lokacioneve të varrezave të fshehta, ngase, siç thuhet,“familjet e zhdukurve dhe shoqëria, kanë nevojë që kujtimet për të zhdukurit të bëhen pjesë e kujtimeve shoqërore të së kaluarës”.

XS
SM
MD
LG