Ndërlidhjet

logo-print

Gjendja shëndetësore e presidentit uzbek mbetet e paqartë


 Islam Karimov

Islam Karimov

Gjendja shëndetësore e presidentit uzbek, Islam Karimov, vazhdon të mbetet e paqartë, pasi asnjë e dhënë zyrtare nuk është paraqitur.

Qeveria në Uzbekistan njoftoi dy ditë më parë se presidenti Karimov është shtruar në spital, ndërkaq dje, e bija e tij, Lola Karimova-Tillyaeva, tha se Karimov kishte pësuar hemoragji në tru.

Sot ka pasur raportime të ndryshe lidhur me gjendjen e presidentit 78 vjeç.

Agjencia e lajmeve Fergana, duke cituar burime të paidentifikuar, ka thënë se Karimov ka vdekur, ndërkaq mediat tjera, përfshirë edhe agjencinë ruse Interfax, kanë raportuar se ai është ende gjallë.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov ka thënë sot se Kremlini “nuk ka asnjë informacion të ri”, lidhur me gjendjen e Karimov, dhe se është e pavend për Rusinë që të komentojë për shëndetin e presidentit të Uzbekistanit.

XS
SM
MD
LG