Ndërlidhjet

Serbia arreston tre trafikantë të migrantëve


Pjesëtar të ushtrisë dhe forcave speciale serbe duke patrulluar në kufrin me Bullgarinë

Pjesëtar të ushtrisë dhe forcave speciale serbe duke patrulluar në kufrin me Bullgarinë

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë thotë se forcat e sigurisë kanë arrestuar tre persona, pasi ata kanë tentuar që të trafikojnë 64 migrantë afganë, përfshirë edhe një grua shtatzënë dhe një foshnje.

Ministria ka thënë sot se një patrullë e përbashkët e policisë dhe ushtrisë ka kapur trafikantët më 29 gusht, afër kufirit me Bullgarinë, kur ata ishin duke i futur migrantët nëpër makina, me qëllim që t’i fusnin ilegalisht në shtetin serb.

Thuhet se 34 migrantë ishin futur në një furgon, ndërsa rreth 30 të tjerë ishin duke u futur në dy makina të tjera.

Shumica e migrantëve ishin meshkuj por në këtë grup ishin edhe katër gra dhe disa fëmijë.

Serbia ka formuar ekipe të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë që patrullojnë kufirin me Bullgarinë dhe Maqedoninë, në mënyrë që të ndalojnë migrantët, të cilët po tentojnë të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Beogradi dëshiron që të shmangë rritjen e numrit të migrantëve pasi Hungaria fqinje ka prezantuar masa të rrepta kundër migrantëve.

XS
SM
MD
LG