Ndërlidhjet

Sulm vetvrasës në Bishkek


Sulm vetvrasës në Bishkek
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Autoritetet në Kirgizi kanë thënë se në ambasadën e Kinës në Bishkek, është kryer një sulm vetëvrasës me makinë bombë.Nga ky sulm është vetëvrarë sulmuesi dhe janë lënduar tre punonjës të ambasadës. Zyrtarët kanë thënë se makina e mbushur me eksploziv ka depërtuar përmes portës së ambasadës dhe më pas sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin e tij. Tre personat e lënduar janë dy kopshtar të moshës 17 vjeçare dhe një grua e paidentifikuar. Të lënduarit janë me shtetësi kirgize. Ata kanë pësuar lëndime të lehta. Hetuesit janë duke punuar për të identifikuar personin që u gjet brenda makinës që shpërtheu. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës, u ka bërë thirrje aturoriteteve kirgize që të zbardhin këtë incident.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG