Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i kërkon Pakistanit të luftojë grupet terroriste


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (djathtas) dhe ministrja e Jashtme e Indisë, Sushma Swaraj. Nju Delhi, 30 gusht 2016.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (djathtas) dhe ministrja e Jashtme e Indisë, Sushma Swaraj. Nju Delhi, 30 gusht 2016.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i bëri thirrje Pakistanit që t’iu bashkohet vendeve të tjera në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se nuk mund të ketë dallim midis “terroristëve të mirë dhe të këqij”.

Kerry i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Jashtme të Indisë, Sushma Swaraj, në Nju Delhi.

“Ne të dy u pajtuam se vendet nuk duhet të zbatojnë standarde të dyfishta, si kategorizimi i terroristëve të mirë dhe të këqij, dhe nuk duhet të shërbejnë si streha të sigurta”, tha Kerry.

Duke përmendur rrjetin Hakani që operon në Afganistan dhe Lashkar-e-Taiban, i cili është fajësuar për sulme në Indi, Kerry kërkoi nga Pakistani që të mos mbrojë “asnjë grup”.

Kerry po ashtu tha se Islamabadi nuk duhet të ndjehet i izoluar nga bisedimet e planifikuara tripalëshe midis SHBA-së, Indisë dhe Afgansitanit, për muajin e ardhshëm në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG