Ndërlidhjet

logo-print

Vritet zëdhënësi i IS-it, Abu Muhammad al-Adnani


Abu Muhammad al-Adnani

Abu Muhammad al-Adnani

Zëdhënësi i grupit militant Shteti Islamik, Abu Muhammad al-Adnani, është vrarë në veri të Sirisë, njoftoi agjencia e lajmeve Amaq, e cila është e lidhur me organizatën ekstremiste.

Duke cituar një "burim ushtarak", Amaq tha se Adnani është vrarë "gjatë inspektimit të operacioneve për zmbrapsjen e fushatave ushtarake në Alepo".

Nuk është e qartë nëse ai u vra nga forcat tokësore, ose në ndonjë sulm ajror.

Adnani thuhet se ka qenë njëri nga zyrtarët që ka shërbyer më së gjati brenda Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG