Ndërlidhjet

Vajzat në Britani gjithnjë e më pak të lumtura


Ilustrim
Ilustrim

Vajzat në Britani po bëhen gjithnjë e më të palumtura, thuhet në raportin vjetor të organizatës bamirëse Children’s Society.

Në mesin e vajzave 10 deri në 15 vjeçe, 14 përqind janë të palumtura me jetën e tyre dhe 34 përqind me dukjen e tyre, thonë gjetjet e fundit.

Sipas tyre, këto vajza kanë ndjenjën se janë të shëmtuara dhe të pavlefshme.

Shifrat për Anglinë, Uellsin dhe Skocinë, për vitin 2013-2014, paraqesin rritje të mprehtë të pakënaqësisë, krahasuar me pesë vjetët paraprakë.

Për dallim, studimi ka gjetur se ndjenja e lumturisë së djemve ka mbetur stabile.

XS
SM
MD
LG