Ndërlidhjet

logo-print

Selena Gomez tërhiqet nga muzika


Selena Gomez

Selena Gomez

Selena Gomez tha se do të tërhiqet nga muzika për një kohë, pasi i duhet të trajtojë sulmet e panikut, ankthin dhe depresionin.

Këngëtarja amerikane tha përmes një deklarate se problemet e saj mendore janë efekte anësore të sëmundjes së lëkurës lupus.

Gomez ka zbuluar qysh vitin e kaluar se është duke u trajtuar nga lupusi, i cili ndikon sistemin imunitar të trupit.

Gomez tha se tani i duhet kohë për t’u përballur me çështjet shëndetësore.

Nuk është e qartë se sa kohë do të qëndrojë Gomez jashtë skenës.

XS
SM
MD
LG