Ndërlidhjet

Simiq: Lista Serbe nuk merr pjesë në seancë


Policia e Kosovës e gatshme për "Ditën D"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00

Policia e Kosovës e gatshme për "Ditën D"

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, i tha Radios Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti politik nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet për Demarkacionin e kufrit me Malin e Zi.

"Arsyeja e mospranisë sonë është siguria dhe papërgjegjshmëria e partnerëve tanë në koalicion ndaj nesh dhe bashkësisë serbe“, tha Simiç.

Ai tha se partnerët në koalicion, në veçanti kryeministri, deri sot nuk është konsultuar asnjëherë me Listën Serbe për këtë çështje të ndjeshme të demarkacionit.

"Ajo që mund të them është se është indikative që në javët e fundit ka krijuar një mjedis të ndërlikuar të sigurisë për serbët në Kosovë dhe pronën e tyre. Është përçuar një porosi e keqe e shqiptarëve që kanë protestuar në Mushtisht, pastaj një vizitë e pakoordinuar e Edita Tahirit dhe Hashim Thaçit, që deri diku ka provokuar qytetarët e veriut të Kosovës, sulmi në Parlament dhe Radio Televizionin e Kosovës dhe ndaj drejtorit të saj".

"Ky është një proces shumë i ndërlikuar, një proces pë rtë cilin shumë veta janë të gatshëm të shkojnë shumë larg me qëllim të ndalimit të votimit të kësaj marrëveshje“, tha Simiq.

Masa të shtuara të sigurisë në gjithë Kosovën

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në prag të fillimit të seancës plenare të Kuvendit ku pritet të votohet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe protestës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Forca të shtuara të policisë vërehen në të gjitha sheshet e Prishtinës. Ndërkaq janë parë njësite të policisë duke u futur edhe brenda ndërtesës së Kuvendit.

“Deri në këto çaste, situata është e qetë dhe stabile. Nuk ka ndonjë raportim për ndonjë pengesë qoftë në qarkullimin rrugor, apo për ndonjë ngjarje që mund të konsiderohet e pazakonte. Situata është e qetë dhe çdo gjë është në kontroll, nuk ka ndonjë problem”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate pretendon se gjatë gjithë natës policia dhe, siç thuhet, “grupacione të panjohura” janë angazhuar në një fushatëbastisjesh dhe shpifjesh, kundër Vetëvendosjes.

“Gjatë natës janë bastisur e vazhdojnë të mbahen në kontroll e presion ambientet komerciale dhe magazinat e kompanisë që kanë marrë përsipër zërimin dhe ekranin LED për protestën. Këto ambiente janë bllokuar prej orës 1 pas mesnate dhe policia po i mban të bllokuara ende”, thuhet në komunikatën e kësaj partie politike.

Po ashtu, sipas Vetëvendosjes, policia ka bllokuar edhe magazinat e këtij subjekti politik ku ndodheshin materialet dhe parullat për protestën e sotme.

Në kuadër të organizimit të protestës, Vetëvendosje ka publikuar të mërkurën një orar të nisjes së autobusëve nga të gjitha qytetet e Kosovës në drejtim të Prishtinës.

Sidoqoftë, gjendja e sigurisë në vend, sipas organeve të rendit, është e qetë, përkundër shtimit të masave të sigurisë.

Kuvendi i Kosovës pritet të nis seancën pas orës 11:30. Ndërkaq Vetëvendosje, ka paralajmëruar se do të përpiqet ta pengoj ratifikimin e Demarkacionit brenda seancës dhe me anë të protestës në rrugë.

Ndonëse e kundërshtojnë Demarkacionin, protestës së Vetëvendosjes nuk i janë bashkuar dy subjektet tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Opozita pretendon se me marrëveshjen aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi, nëse ratifikohet marrëveshja, Kosova do të humb një territor prej mbi 8 mijë hektarësh.

Pritet që në nisje të seancës të kuptohet se në cilën pikë do të renditet ratifikimi i Demarkacionit. Aktualisht është në pikën e gjashtë të rendit të ditës, por i takon edhe seancës plenare që në rast se e sheh të nevojshme ta ndryshoj renditjen e pikave në shqyrtim. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG