Ndërlidhjet

Cook: Vendimi i KE-së për Apple është “i çmendur”


Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, tha se vendimi i Komisionit Evropian që gjiganti amerikan i teknologjisë t’i paguajë miliona euro taksa Irlandës, është “i çmendur” dhe “politik”.

Ai i tha transmetuesit irlandez RTE se Apple nuk ka pasur përfitime tatimore në Irlandë.

Sipas Komisionit Evropian, Irlanda ka favorizuar kompaninë Apple, duke i mundësuar asaj të paguajë shumë më pak taksa se bizneset e tjera.

Me rregullat e BE-së, është e paligjshme t’iu jepen përfitime tatimore kompanive të zgjedhura.

Cook tha se “është shumë i bindur” se vendimi do të shfuqizohet pas apelit.

XS
SM
MD
LG