Ndërlidhjet

Irani dhe Rusia do nisin ndërtimin e dy centraleve bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit, thotë se Irani dhe Rusia janë pajtuar që gjatë këtij muaji të fillojnë ndërtimin e dy centraleve bërthamore në qytetin Bushehr të Iranit.

“Operacionet për ndërtimin e dy centraleve në Bushehr do të fillojnë më 10 shtator dhe do të duhen 10 vjet që ato të përfundojnë”, ka thënë Ali Akbar Salehi, kreu i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit.

Ndërtimi i këtyre centraleve bërthamore vlerësohet se do të kushtojë 10 miliardë dollarë dhe kur ato të ndërtohen, do t’i kursejnë rreth 22 milionë fuçi të naftës për çdo vit Iranit, ka thënë tutje Salehi.

Rusia ka ndërtuar një reaktor 1 mijë megavatësh në Bushehr në vitin 2013.

Në nëntor të 2014, ishte nënshkruar “kontratë bashkëpunimi”, përmes së cilës do të ndërtoheshin edhe dy reaktorë në po të njëjtën zonë, ndërkaq ka plane që të ndërtohen 9 reaktorë në mbarë Iranin.

Sipas marrëveshjes, numri i përgjithshëm i reaktorëve që do të ndërtohen në Bushehr, do të shkojë në pesë.

XS
SM
MD
LG