Ndërlidhjet

Pakistan: Dhjetra të vrarë nga sulmi me bombë në një gjykatë


Sulmi me bombë në një gjykatë në Mardan, Pakistan
Sulmi me bombë në një gjykatë në Mardan, Pakistan

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në një gjykatë në veriperëndim të Pakistanit.

Një zyrtar ka thënë sot se të paktën dy avokatë, dy policë, tre kalimtar rasti janë vrarë në këtë sulm, i cili ndodhi në qytetin Mardan.

Raportet thonë se sulmuesi fillimisht kishte hedhur granatë në hyrje të gjykatës dhe më pas, kur është afruar tek porta kryesore, ka hedhur vetën në erë.

Disa nga të plagosurit, raportohet se janë në gjendje kritike.

Një zëdhënës i grupit ekstremist islamik, Jamut ul-Ahrar, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Zyrtari policor, Faisla Shahzad, për Radio Mashaal, e ka përshkruar këtë sulm.

“Ai ishte një sulmues vetëvrasës dhe kishte veshur një rrip me eksploziv të rëndë 6-8 kilomgramë. Ai ishte ndalur nga policia kur ai tentoi të hynte në gjykatë.. dhe më pas ai hodhi në granatë dore në drejtim të policisë, të cilët janë plagosur në këtë incident. Polici i plagosur më pas hapi zjarr ndaj tij dhe e ndoqi”, tregon ai.

Shahzad thotë se një polic e qëlloi sulmuesin por në atë moment ai shpërtheu eksplozivin e tij.

XS
SM
MD
LG