Ndërlidhjet

Nënat e viktimave në Beslan dënohen, akuzuan Putinin për tragjedinë


Protesta e nënave të viktimave të tragjedisë së Beslanit.
Protesta e nënave të viktimave të tragjedisë së Beslanit.

Një grup i grave që akuzuan presidentin rus, Vladimir Putin për masakrën në shkollën në Beslan, janë dënuar me shërbim në komunitet dhe me gjobë.

Gjykata në Belsan, ka gjetur se një grua ka shkelur ligjin për tubime publike dhe tre të tjera janë dënuar me 20 orë shërbim në publik, ndërkaq, dy gra të tjera janë dënuar me gjobë prej 305 dollarësh.

Një grup i grave mbajtën një protestë më 1 shtator, për të shënuar përvjetorin e 12-të të tragjedisë në shkollën në Beslan, ku u vranë 334 persona, në mesin e tyre 186 nxënës.

Pesë nëna të fëmijëve të vrarë në këtë ngjarje, kishin veshur bluza ku shkruhej “Putini është ekzekutor i Beslanit”.

Militantë islamikë, kryesisht nga rajoni i Çeçenisë dhe Ingushetia, kishin hyrë në shkollën në Beslan më 1 shtator 2004. Ata kishin marrë peng rreth 1,200 fëmijë, prindër dhe mësues. Ata kishin kërkuar që Rusia të tërheq trupat ushtrake nga Çeçenia.

Shumica e viktimave vdiqën kur forcat ruse përdorën makineri për të hyrë në shkollë, me qëllim që të shpëtojnë pengjet, të cilët po mbaheshin në hapësirat e palestrës së shkollës.

XS
SM
MD
LG