Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet një kazak, bënte thirrje për sulme terroriste në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në qytetin Aqtobe të Kazakistanit, ka dënuar një person, i cili kishte bërë thirrje që të kryhen një seri sulmesh terroriste në Rusinë fqinje.

Gjykata ka tënë se Almas Abdiraev, i lindur në vitin 1982, është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Sipas gjykatës, Abdiraev kishte tentuar që të bindë dy të njohur për të kryer akte terroriste në Rusi “si përgjigje për aksionet ushtrake të Rusisë në Siri”.

Më 31 gusht, autoritetet kazake kanë arrestuar 11 islamistë në rajonin Aqtobe.

Në qershor, qeveria ka thënë se një grup prej 25 personash, që dyshohet se janë militantë islamikë, kanë kryer një seri të sulmeve, ku janë vrarë 5 civilë dhe tre anëtarë të forcave kazake në Aqtobe.

Forcat e sigurisë, që u përballën me personat e armatosur, vranë 18 persona dhe arrestuan shtatë të tjerë, të cilët po presin të dalin para gjykatës dhe po akuzohen për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG