Ndërlidhjet

Zhbogar pret zgjidhjen e shpejtë të krizës në Maqedoni


Bashkimi Evropian pret kapërcimin e krizës politike përmes marrëveshjes së Përzhinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SHBA-të, tha në Shkup, të premten, shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pas dorëzimit të letrave kredenciale, presidentit Gjorge Ivanov.

“Partitë duhet të jenë përgjegjëse dhe interesat shtetërore t’i vendosin në plan të parë. Kjo, është kyçe, jo vetëm për zbatimin e marrëveshjes, por edhe për zbatimin e reformave për një të ardhme më të mirë qytetarët e Juaj”, ka deklaruar Zhbogar gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë.

Ivanov ka theksuar bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Zhbogar do të forcohen raportet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha sferat, me theks të veçantë në zhbllokimin e procesit eurointegrues.

“Çdo zvarritje e mëtejme e këtij procesi, seriozisht do të ndikoj në ritmin e reformave, në nivelin e kulturës politike, dialogut dhe kompromisit në përgjithësi. Nëse Maqedonia edhe pas zgjedhjeve të ardhshme nuk merr datën dhe nuk fillon bisedimet për anëtarësim, do të jetë çështje kohe kur do të përballemi me krizë të re për shkak të rënies së mbështetjen nga qytetarët, të cilët anëtarësimin në BE e shohin si faktor të rëndësishëm ky për një të ardhme më të mirë”, ka theksuar Ivanov.

Samuel Zhbogar, në detyrën e shefit të zyrës së Bashkimit Evropian vjen në vend të ish ambasadorit, Aivo Orav. Për më shumë se 4 vjet ka qenë Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Kosovë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG