Ndërlidhjet

Parlamenti i Maqedonisë ka votuar formimin e qeverisë teknike e cila duhet të krijojë kushtet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara më 11 dhjetor.

Në bazë të marrëveshjes politike posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale kalon në duart e opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë e cila do të udhëheq dhe me postet e zëvendës ministrave plotësues të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Bujqësisë.

Kryeministri i Maqedonisë Emill Dimitriv para deputetëve është zotuar se qeveria teknike e drejtuar nga ai do të angazhohet për sigurimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve në një frymë demokratike.

Opozita Maqedonase e cila nga sot merr pjesë në qeveri tha se ambicia e ministrave të ri në qeverinë teknike është krijimi I kushteve për të organizuar zgjedhje ku nuk do të dhunohet vullneti I qytetarëve.

“Ministrat e ri, ai iPunëve të Brendshme Oliver Spasovski, Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski dhe tre zëvendës ministrave të tjerë nga radhët e opozitës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që brenda këtyre 100 ditëve të plotësohen kriteret minimale për të pasur zgjedhje që do të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë, duke pamundësuar manipulimin e zgjedhjeve.

Ky staf ndryshe nga ata deri më tani do të angazhohen për interesat e qytetarëve dhe jo për të përfitua nga ndarja e tenderëve” ka theksuar në foltoren e parlamentit deputeti I Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Goran Sugarevski.

Por, nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Rafiz Haliti për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk janë krijuar parakushte për organizimin e zgjedhjeve të cilat do të ishin të besueshme për të gjitha palët. Ai fokuson problemin e fshirjes së 30 mijë votuesve nga regjistri zgjedhorë pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë.

“Duhet të kemi rezerva në këtë drejtim për shkak të ndodhive të shumta sidomos me listën zgjedhore, veçanërisht shlyerjen e 30 mijë votuesve nga regjistri zgjedhor, duke ua marrë të drejtën e garantuar me kushtetutën e Maqedonisë. E them këtë se kjo krijon parakushte që subjekte të caktuara të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk do të dalin të kënaqura nga rezultati zgjedhorë dhe kjo do të jetë një arsye pë të kontestuar zgjedhjet”, thekson Aliti.

Në këtë drejtim Ziadin Sela nga Lëvizja për Reforma e thotë se partitë politike shqiptare duke qenë marionetë e partive maqedonase për të shpëtuar siç është shprehur, “lëkurën e tyre” kanë votuar për formimin e një qeverie për të ndarë pushtet jo për formimin e një qeverie teknike e cila do të angazhohet për të mbrojturverdiktin e shprehur nga populli.

“Kjo qeveri teknike do të jetë qeveria e radhës e cila do të manipulojë me një realitet të përbërjes etnike në Maqedoni. Të kujtojmë në fillim debati ishte për 300 mijë votues fiktiv dhe më pas rezultoi me 34 mijë votues të shlyer nga regjistri zgjedhor prej të cilëve 90 % janë shqiptarë. Del se përgatitet manipulimi i radhës së procesit zgjedhor por edhe përbërjes etnike në Maqedoni”, thotë Sela

Edhe Afrim Gashi nga Lëvizja Besa, e cila nuk është e përfaqësuar në parlament thotë se në Maqedoni askush nuk ka iluzione se mund të organizohen zgjedhje të lira në një frymë demokratike, në dhjetor ku dhe janë caktuar zgjedhjet megjithëse ai beson se vullneti i qytetarëve.

“Duke parë se sa dy partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI kanë ndërhyrë në çdo pore të institucioneve shtetërore kemi shumë dyshime se kjo qeveri teknike do të arrij të sigurojë kushte për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një frymë demokratike konform standardeve të BE".

"Megjithatë ne mendojmë se edhe në këtë kushte, ne jemi të bindur se vullneti I qyetarëve shqiptarë është shumë I lartë për ndryshime dhe nuk besojmë se mekanizmat që I disponon pushteti për të vjedhur votat do të jenë aq të sotisfikuara për ta ndalur vullnetin e shprehur për ndrshime të qytarëve shqiptarë”, thotë Gashi.

Liderët e partive politike kryesore në Maqedoni më 31 gusht arritën ujdi për formimin e një qeverie teknike 100 ditë para se të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare ë caktuara më 11 dhjetor përmes të cilave synohet vendi të dalë nga kriza e thellë politike. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG