Ndërlidhjet

logo-print

Obama arrinë në Kinë për të marrë pjesë në samitin e G20-ës


Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka arritur në Kinë, për të marrë pjesë në samitin e G20-ës. Ky udhëtim në Azi, është i fundit për të në cilësinë e presidentit të SHBA-ve.

Obama ka arritur sot në qytetin Hangzhou, i cili është nikoqir i samitit të grupit të 20 ekonomive të industrializuara dhe në zhvillim.

Ai pritet që ta shfrytëzojë këtë udhëtim për të paraqitur punën e tij mbi ndryshimet klimatike. Obama do të flas për këtë temë më vonë gjatë ditës, përpara se të takohet me presidentin e Kinës Xi Jinping.

Dy liderët pritet të njoftojnë se shtetet e tyre edhe zyrtarisht do të marrin pjesë në Marrëveshjen e Parisit, e cila ka për qëllim uljen e emetimit të karbonit, që kontribuon në ngrohjen globale.

Në margjinat e samitit, Obama gjithashtu pritet të takohet me presindetin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të jetë takimi i parë pas puçit të dështuar ushtarak të muajit korrik.

Pas samitit të G20, Obama do të udhëtojë për në Laos, ku do të marrë pjesë në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.

XS
SM
MD
LG