Ndërlidhjet

logo-print

Pas heqjes së ndalesës, turistët rusë rikthehen në bregdetin turk


Antalya, Turqi

Antalya, Turqi

Avioni i parë çarter që barte turistë 309 rusë ka arritur në Antalya të Turqisë më 2 shtator, pas përmirësimit të marrëdhënive në mes të Turqisë dhe Rusisë.

Rusia kishte ndaluar fluturimet çarter për në Turqi, pasi Ankaraja kishte rrëzuar një avion ushtarak rus, në nëntor të vitit 2015.

Por kjo ndalesë është hequr pas letrës së kërkim faljes për këtë incident, të cilin ua dërgojë autoriteteve ruse, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Ndaljesa e fluturimeve për turistët rusë drejt Turqisë, kishte pasur ndikim të madh në turizmin turk.

Numri i turistëve të huaj që vizituan bregdetin turk ra për 30.3 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Agjentët e udhëtimeve në Turqi presin rreth 600 mijë turistë rusë këtë vit sepse heqja e ndalesës për fluturime është bërë ka h fundi i sezonit të pushimeve.

XS
SM
MD
LG