Ndërlidhjet

Tanket turke hyjnë në Siri nga provinca Kilis


Tanket turke kanë hyrë në veri të Sirisë nga provinca Kilis, përderisa predhat kanë godtur pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik në këtë zonë, njofton agjencia e lajmeve Dogan.

Agjencia e lajme shtetërore Anadolu ka thënë se kjo lëvizje është bërë me qëllim që të ndihmohen luftëtarët e opozitës siriane.

Tanket kanë kaluar kufirin në afërsi të fshatit turk Cobanbey, që gjendet pranë fshatit sirian të al-Rai.

Turqia ka nisur një operacion më 24 gusht, së bashku me Ushtrinë e Lirë të Sirisë, për të pastruar nga militantët e Shtetit Islamik, fshatin Jarablus.

XS
SM
MD
LG