Ndërlidhjet

Kryeministrja e Britanisë thotë se BREXIT mund të sjellë vështirësi


Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May

Britania duhet të përgatitet për “kohë të vështira” përpara, kur po largohet nga Bashkimi Evropian, tha kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

May tha se bisedimet zyrtare me BE-në nuk do të fillojnë përpara vitit 2017, por u zotua se procesi nuk do të stërzgjatet.

Ajo gjithashtu përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të shpejta, duke thënë se Britania ka nevojë për “stabilitet, njofton rrjeti britanik BBC.

Ish sekretarja e brendshme u bë kryeministre pasi David Cameron dha dorëheqje pas publikimit të rezultateve të referendumit për BE-në – me procesin e BREXIT që me shumë gjasa do të dominojë vitet e para të kryeministrisë së saj.

Duke folur përpara se udhëtonte në Kinë për samitin e G20, zonja May tha se ajo nuk pretendon se largimi nga BE-ja do të jetë i “një lundrim i qetë”.

Ajo insistoi se vendi do të “arrijë sukses” pas daljes nga BE-ja, duke thënë se është optimiste për mundësitë e reja për Britaninë jashtë BE-së.

Kryeministrja tha se e dëshiron një “Britani të pavarur, duke ndërtuar rrugën tonë në botë”.

Përpara Samitit, ajo u takua me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Duke folur me gazetarët më vonë Presidenti Obama tha se SHBA-ja do të “konsultohet nga afër me Britaninë rreth negociatave të Brexit për të siguruar se nuk do të ketë “efekte kundërthënëse në raportet tregtare Britani e Madhe – SHBA.

XS
SM
MD
LG