Ndërlidhjet

Obama thotë se Turqia duhet të sigurojë kufirin me Sirinë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka thënë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan se është e rëndësishme që të “përfundojë punën” në sigurimin e kufirit me Sirinë.

Dy liderët janë takuar sot në margjinat e samitit të G20-ës në Hangzhou të Kinës.

Obama tha se sigurimi i kufirit turk është i rëndësishëm sepse prej aty shkojnë për në Siri, rekrutët e rinj të grupit militant Shteti Islamik.

Presidenti amerikan ka thënë se Turqia nuk duhet që e vetme të bartë barrën e adresimit të krizës së refugjatëve sirianë.

Takimi i sotëm i Obamas dhe Erdoganit, është i pari pas grusht shtetit të dështuar në Turqi.

Presidenti i SHBA-ve tha se dënon tentim puçin ushtarak dhe se do të punojë me Turqinë në mënyrë që ata që janë përgjegjës të dalin para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG