Ndërlidhjet

logo-print

Aksident në Afganistan, të paktën 35 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 35 persona kanë vdekur pasi një autobusë me pasagjerë është përplasur me një kamion-cisternë, që shpërtheu në zjarr, në jug të Afganistanit.

Autoritetet afgane kanë thënë sot se ky aksident ka ndodhur në provincën Zabul, teksa autobusi ishte në rrugën e tij nga Kandahari për në Kabul.

Zëdhënësi i guverantorit të Zabulit, Gul Islam Seyal, ka thënë se më shumë se 25 njerëz të tjerë, janë të lënduar rëndë dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Ai ka fajsuar të dy ngasësit për pakujdesi.

Në muajin maj, 52 persona humbën jetën në po të njëjtën zonë, pasi një autobus dhe një kamion-cisternë u përplasën.

XS
SM
MD
LG