Ndërlidhjet

Ushtria turke thotë se ka vrarë mbi 100 militantë të PPK-së


Ushtarët turq, foto arkiv
Ushtarët turq, foto arkiv

Ushtria turke pretendon më shumë se 100 militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), gjatë përleshjeve me forcat qeveritare ose janë vrarë apo plagosur.

Në një deklaratë të lëshuar më 3 shtator, ushtria thotë se më shumë se 100 militantë të PPK-së janë “neutralizuar” gjatë luftimeve, edhe pse nuk është thënë sakt se sa janë vrarë dhe sa janë plagosur.

Kjo shifër e viktimave është më e madhja gjatë një ditë, në konfliktin në mes të PPK-së dhe forcave turke, në vitet e fundit.

Kjo deklaratë vjen pasi 11 ushtarë turq u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në dy operacione të ndara ushtarake kundër PPK-së në provincën juglindore të Hakkarit dhe në provincën Van.

Që prej prishjes së armëpushimit verën e kaluar në me stë PPK-së dhe Ankarasë, më shumë se 600 pjestarë të sigurisë turke dhe mijëra luftëtarë të PPK-së janë vrarë. Qindra civilë gjithashtu janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë zhvendosur, gjatë këtyre luftimeve.

XS
SM
MD
LG