Ndërlidhjet

Presidenti kinez: Ekonomia botërore është në një moment të rëndësishëm


 Presidenti i Kinës Xi Jinping
Presidenti i Kinës Xi Jinping

Presidenti i Kinës, Xi Jinping thotë se ekonomia botërore është duke u kërcënuar nga rritja e proteksionizmit, që sipas tij, pengon tregëtinë botërore.

Duke folur në ditën e parë të samitit të liderëve të G20-ës, ai gjithashtu tha se ekonomia botërore është në një moment “tepër të rëndësishëm”.

Presidenti kinez përmendi edhe paqëndrueshmërinë e tregut financiar dhe investimet.

Në samitin dy ditor, liderët e G20-ës pritet që të mbrojnë tregtinë e lirë dhe globalizmin dhe të paralajmërojnë kundër izolimit.

Ndër liderët pjesëmarrës në këtë samit janë presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, presidenti rus Vladimit Putin, ai i Japonisë Shinzo Abe, kryeministrja britanike, Theresa May, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollade dhe lideri i Indisë Narendra Modi.

Në Hangzhou, qyteti nikoqir i samitit të G20-ës, masat e sigurisë janë të rrepta dhe qëllim që të shmanget ndonjë incident.

XS
SM
MD
LG