Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti kolumbian kërkon përkrahje për marrëveshjen e paqes


Presidenti kolumbian Juan-Manuel Santos

Presidenti kolumbian Juan-Manuel Santos

Presidenti i Kolumbisë, Juan-Manuel Santos i ka bërë thirrje elitës politike të vendit, që të mbështetin marrëveshjen e paqes me rebelët e Farku-ut, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit gjysmëshekullorë.

“Jam i sigurtë se populli kolumbian do ta kuptoj se një marrëveshje joperfekte e paqes është më e mirë e sa 20 apo 30 vjet luftë”, ka thënë Santos, për të përditshmen spanjolle El Pais, transmeton AFP.

Marrëveshja e paqes, që është caktuar të nënshkruhet më 26 shtator në Kartagjenë, përpara referendumit të tetorit për ratifikimin përfundimtar, është një marrëveshje historike në mes të qeverisë dhe Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë.

Kur të nënshkruet formalisht marrëveshja, FARK-u, do të ketë kohë 180 ditë që të çarmatoset dhe të shndërrohet në parti politike. Organizata e Kombeve të Bashkuara është pajtuar që të mbikëqyrë këtë proces.

“Nuk e kuptoj se pse shokët e mi të elitës, pjesë e së cilës jam edhe unë, kanë lejuar që të dezinformojnë veten mbi përparësitë e paqes”, ka thënë presidenti Santos.

“Jam i pikëlluar kur i shoh këta njerëz... ata nuk e kuptojnë rëndësinë e ndërmarrjes së hapave përmes së cilave, fëmijëve tanë do t’ua lëmë një shtet më paqësor”, ka shtuar tutje ai.

Presidenti kolumbian ka thënë se kjo marrëveshje “do të ndryshojë historinë e Kolumbisë”.

Konflikti, ka lënë 260 mijë njerëz të vdekur, 45 mijë të tjerë të zhdukur dhe ka detyruar 6.9 milionë persona që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG