Ndërlidhjet

logo-print

Petry: Sukses për shkak të politikave “katastrofale” të Merkelit


Frauke Petry - lidere e partisë AfD

Frauke Petry - lidere e partisë AfD

Partia anti-migrim, e cila i ka shkaktuar disfatë Unionit Kristiano-Demokrat (CDU) të kancelares, Angela Merkel, në zgjedhjet në një rajon në Gjermani, thotë se suksesi është arritur për shkak të “politikave katastrofale të migrimit” të zonjës Merkel.

Liderja e partisë Aleternativa për Gjermaninë (AfD), Frauke Petry, tha se suksesi i patisë së saj në Meklenburf-Vorpomern, e ka vënë CDU “në vendin e vet”.

Në zgjedhjet e djeshme shtetërore, partia e zonjës Merkel u plasua në vendin e tretë me 19% të votave, Partia Social Demokrate (SPD) i fitoi zgjedhjet me 30.6% të votave, ndërsa AfD ishte e dyta me 20.8%.

Meklenburf-Vorpomern, që është rajon i zonjës Merkel, është një shtet i vogël bregdetar në pjesën verilindore të Gjermanisë, me 1.3 milionë votues dhe është shteti më i varfër në Gjermai dhe me më së paku banorë.

XS
SM
MD
LG