Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Nga sulmet me bomba - dhjetëra të vrarë


Ushtarët qeveritarë duke inspektuar në vendin e shpërthimit të sotëm në qytetin Tartous në Siri

Ushtarët qeveritarë duke inspektuar në vendin e shpërthimit të sotëm në qytetin Tartous në Siri

Nga një seri e sulmeve me bomba në Siri janë vrarë së paku 44 vetë, shumica në hapësirat nën kontrollin e qeverisë.

Mediat shtetërore të Sirisë kanë raportuar se së paku 35 vetë janë vrarë në dy shpërthime simultane në një urë në hyrje të qytetit bregdetar veriperëndimor, Tartous.

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se eksplodimi i parë ishte shkaktuar nga makina-bombë, ndërsa i dyti nga sulmi vetëvrasës, pasi ekipet e shpëtimit kishin arritur në vendin e shpërthimit të parë.

Tre vetë të tjerë janë vrarë kur një makinë-bombë ka eksploduar në lagjen Bab Tadmur në qytetin Homs.

Televizioni shtetëror i Sirisë, po ashtu, ka raportuar se një person ka vdekur nga shpërrthimi afër qytetit al-Saboura, përgjatë rrugës që çon në autostradën Bejrut – Damask.

Nga sulmi me bombë në qytetin verilindor Hasakeh, që kryesisht është nën kontroll të forcave kurde, janë vrarë së paku pesë vetë.

XS
SM
MD
LG