Ndërlidhjet

Zjarr në një stacion televiziv në Ukrainë


Studiot e kanalit televiziv në Ukrainë, Inter TV, dje janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes në kryeqytetin Kiev për ta vënë zjarrin nën kontroll, pasi më tepër se një duzinë e protestuesve kishin ndezur goma afër ndërtesës për t’i denoncuar dyshimet për pozicionet proruse të këtij transmetuesi. Jashtë zyrave të këtij kanali televiziv ishin shkruar parulla, ku ky televizion akuzohej se “ishte agjent i Moskës”. Një dëshmitar e kishte xhiruar videon për këtë zjarr me telefonin e tij mobil. Mediat lokale kanë raportuar se zjarri ishte shkaktuar kur një bombë tymi ishte hedhur në ndërtesë. Nuk ka pasur raporte për lëndime serioze të njerëzve. Policia në Kiev ka njoftuar se i ka arrestuar 6 persona të dyshuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG