Ndërlidhjet

Rriten çmimet e naftës pas marrëveshjes Rusi-Arabi S.


Foto ilustruese (©Shutterstock)
Foto ilustruese (©Shutterstock)

Çmimet e naftës janë rritur me rreth 3 përqind pasi Rusia dhe Arabia Saudite kanë arritur marrëveshje për të kërkuar mënyra për stabilizimin e tregut.

Njoftimi është bërë nga ministrat e Energjisë të të dyja vendeve, Alexander Novak dhe Khalid al-Falih, gjatë një konference për media në margjina të samitit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, në Kinë.

Novak tha se marrëveshja, e cila mund të përfshijë përpjekje për të kufizuar prodhimin, është një “moment historik” ndërmjet anëtarëve të OPEC-ut (Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës).

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, është rritur për 1.28 dollarë, përkatësisht në 48.11 dollarë për fuçi.

Tregu i naftës është rrënuar nga mbifurnizimi. Për pasojë, çmimet kanë rënë nën 30 dollarë për fuçi në fillim të vitit 2016, çfarë ka qenë niveli më i ulët në gati 13 vjet.

XS
SM
MD
LG