Ndërlidhjet

Sulme në Kabul, dhjetëra të vrarë


Kabul, Afganistan, 5 shtator 2016.
Kabul, Afganistan, 5 shtator 2016.

Dy kamikazë kanë hedhur veten në erë në një zonë të populluar pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul, duke vrarë së paku 24 veta.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Sediq Sediqqi, tha se të dy sulmuesit kanë qenë në këmbë.

Mohammad Ismail Kawosi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, i tha Radios Afgansitani i Lirë se së paku 24 veta janë vrarë dhe 90 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, i ka dënuar sulmet, duke thënë se ato janë kryer nga “armiq që kanë humbur aftësinë për të luftuar forcat e sigurisë dhe të mbrojtjes”.

XS
SM
MD
LG