Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Filipineve e quan Obamën “bir bushtre”


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka anuluar takimin me presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili e ka quajtur atë “bir bushtre”.

Duterte i ka bërë komentet në përgjigje të zotimit të Obamës se në takim do të ngrejë çështjen e vrasjeve jashtëgjyqësore në Filipine.

Ndihmësit e Obamës më vonë kanë konfirmuar se presidenti, në vend të Dutertes, do të takojë presidenten e Koresë së Jugut.

Duterte më pas ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se i vjen keq për sulmin personal.

Duterte, i zgjedhur në muajin maj, ka miratuar vrasjen e trafikantëve të drogës, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me këtë substancë.

Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë prejse ai është zgjedhur më 9 maj.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG