Ndërlidhjet

Poroshenko: Na duhet më shumë ndihmë kundër agresionit rus


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se është bërë shumë e vështirë për Ukrainën që të sigurojë mbështetjen e Perëndimit në luftën e saj kundër “agresionit rus”.

Duke folur të martën në Kiev, Poroshenko tha se fuqia e brendshme e Evropës po testohet nga çështje të jashtme, si kriza me migrantë dhe sulmet e militantëve.

Ai paralajmëroi se zgjedhjet e vitit 2017 mund të prodhojnë forca politike që janë më të gatshme për të bërë kompromise me Kremlinin.

“Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për mbështetje ndërkombëtare në luftën kundër agresionit rus. Pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia nuk mund të përjashtohet”, tha Poroshenko në hapje të sesionit vjeshtor të parlamentit.

Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme rajonin ukrainas të Krimesë.

XS
SM
MD
LG