Ndërlidhjet

logo-print

IS-i sulmon Bagdadin, së paku 12 civilë të vrarë


Karradah, Bagdad, 6 shtator 2016.

Karradah, Bagdad, 6 shtator 2016.

Një makinë bombë ka shpërthyer në qendër të Bagdadit, duke vrarë së paku 12 civilë.

Menjëherë pas sulmit, përgjegjësinë e ka marrë grupi militant Shteti Islamik, përmes një deklarate të postuar online.

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në qarkun Karradah, të dominuar me shiitë, pranë një spitali dhe disa dyqaneve.

Në fillim të korrikut, nga një sulm i Shtetit Islamik në Karradah janë vrarë afro 300 veta.

Kjo tragjedi ka vënë presion mbi qeverinë për të përmirësuar sigurinë në kryeqytet dhe për të frenuar korrupsionin.

XS
SM
MD
LG