Ndërlidhjet

logo-print

Putin do që të vazhdojnë politikat e Karimovit


Putin gjatë takimit me familjen e Karimovit.

Putin gjatë takimit me familjen e Karimovit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje pasardhësve të presidentit të ndjerë të Uzbekistanit, Islam Karimov, që të vazhdojnë me politikat e tij.

Karimov, i cili ka vdekur më 2 shtator, pas më shumë se një çerek shekulli në pushtet, e ka paraqitur veten si mburojë kundër rritjes së mundshme të militantizmit islamik në Uzbekistan, shtet që kufizohet me Afgansitanin.

“Natyrisht, shpresojmë se çdo gjë që ka nisur Islam Abduganiyevich (Karimov) do të vazhdojë”, tha Putin gjatë një vizite në Uzbekistan.

Aktivistët, megjithatë, thonë se Karimov ka udhëhequr Uzbekistanin me dorë të hekurt.

Sipas tyre, ai ka shtypur vazhdimisht disidentët politikë, ka urdhëruar punë të detyrueshme në fushat e pambukut të Uzbekistanit dhe ka lejuar përdorimin e torturës nga forcat e sundimit të ligjit.

XS
SM
MD
LG