Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri francez kritikon NYT-in për raportin mbi burkinin


Veshja burkini.

Veshja burkini.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka akuzuar gazetën New York Times për, siç ka thënë, paraqitje të një fotografie “të papranueshme” të vendit të tij me anë të publikimit të një artikulli për diskriminim kundër grave myslimane.

Raporti është nxitur nga debati mbi ndalesën e rrobave islamike të larjes, të njohura si bukini, në shumë qytete bregdetare të Francës.

Valls ka thënë se ndalesa e tillë është pjesë e “luftës për lirinë e grave”.

“Po luftojmë për lirinë e grave, të cilat nuk duhet të jetojnë nën urdhra shovinistë. Trupi i femrës nuk është as i pastër, as i papastër, është trup i femrës, nuk duhet të fshihet për t’u mbrojtur nga një lloj i joshjes”, ka thënë Valls.

Disa nga gratë, të cituara në New York Times, kanë thënë se burkini është mundësi për to që të marrin pjesë në aktivitete, të tilla si plazhi, në përputhje me besimin e tyre fetar.

Në vitin 2010, Franca është bërë vendi i parë evropian që ka ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës në publik.

XS
SM
MD
LG