Ndërlidhjet

Sulm në një organizatë bamirëse në Kabul


Ministria e Brendshme e Afganistanit tha se forcat e sigurisë kanë shpëtuar mbi 40 njerëz, pas një sulmi pranë kompleksit të organizatës ndërkombëtare bamirëse CARE në Kabul. Ministria tha se trupat qeveritare kanë vrarë të gjithë personat e armatosur, duke i dhënë fund rrethimit 11-orësh të kompleksit. Gjashtë persona janë plagosur. Të hënën, nga dy sulme vetëvrasëse në Kabul janë vrarë së paku 24 veta. Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë talibanët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG