Ndërlidhjet

Identifikohet sulmuesi i Ambasadës kineze në Bishkek


Ambasada e Kinës në Bishkek
Ambasada e Kinës në Bishkek

Autoritetet kirgize kanë identifikuar personin që ka kryer sulmin me bombë, ndaj ambasadës kineze në Bishkek, muajin e kaluar.

Komitetit për Siguri Nacionale i Kirgizisë, ka thënë sot se sulmuesi ishte 33-vjeçari me etni ujgure, Zoir Halilov, i cili ishte anëtar i Lëvizjes Islamike të Lindjes së Turkestanit.

Sulmuesi vetëvrasës, arriti që të kalojë me makinën e tij, portën kryesore të Ambasadës së Kinës më 30 gusht dhe më pas shpërtheu eksplovzivin, duke vrarë veten dhe lënduar tre punëtor kirgizë të ambasadës.

Komiteti kirgiz ka thënë se edhe pesë shtetas kirgiz dhe uzbekë janë të dyshuar për pjesëmarrje në përgatitjen e këtij sulmi. Ata tashmë janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG