Ndërlidhjet

logo-print

Sulm me bomba fuçi në një lagje të Aleppos


Aleppo

Aleppo

Dhjetra njerëz janë dërguar në spital për të marrë trajim për shkak të problemeve me frymarrjen, pasi në qytetin e Aleppos, helikopterët e regjimit hodhën bomba fuçi, në një qark të kontrolluar nga rebelët.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se bombat kanë goditur lagjen Sukkari dhe më shumë se 70 njerëz, “shumica e tyre civilë”, është dashur që të dërgohen në spital për shkak të problemeve me frymëmarrje.

Qendra për Media e Aleppos, që është organizate opozitare, ka thënë se Sukkari është goditur me gaz klorin.

Por, Rami Abdel Rahman, udhëheqës i Vëzhguesit Sirian, nuk ka mundur të konfirmojë këto pretendime por ka thënë se askush nuk është vrarë në këto sulme.

Një banor i Sukkarit i ka thënë AFP-së se pasi janë hedhur bombat, në atë pjesë “ka ardhur një erë e rëndë”. Ai ka thënë se ka pasur vështirësi që të marrë frymë.

Edhe më herët ka pasur akuza se në sulmet ndaj civilëve janë përdorur armë kimike, përfshirë këto ato me klorin dhe gaz mustard.

Muajin e kaluar, një panel hetues i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë përmes një raporti, se forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad, kanë kryer të paktën dy sulme me armë kimike, një në vitin 2014 dhe një në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG