Ndërlidhjet

logo-print

Shkup, zhduket një avion me gjashtë pasagjerë


Aerporti i Shkupit, foto arkiv

Aerporti i Shkupit, foto arkiv

Një avion i vogël italian me gjashtë pasagjerë është zhdukur nga radërët e kontrollit të fluturimeve të aeroportit të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup.

Kontrolli i futurimeve i aeroportit të Shkupit zhdukjen e avionit nga radarët e kishte njoftuar rreth orës 17 e 40.

Banorët e një lokaliteti, rreth 10 kilometra në jug të Shkupit, kanë njoftuar qendrën e fluturimeve se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe zjarr duke pretenduar se bëhet fjalë për një avion të rrëzuar.

Në vendin e ngjarjes janë nisur ekipet e zjarrfikësve dhe të ndihmës së shpejtë.

Ende nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për rrëzimin e avionit të zhdukur.

Sipas të dhënave zyrtare, avioni i zhdukur fluturonte nga Trevizo e Italisë, dhe ishte zhdukur nga radarët menjëherë pasi kishte njoftuar drejtuesit e aeroportit se do të ulej për tu furnizuar me kerozinë.

XS
SM
MD
LG