Ndërlidhjet

Aleppo dyshohet se është sulmuar me gaz klorin


Një sirian trajtohet në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen pas hedhjes së bombave fuçi.

Një sirian trajtohet në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen pas hedhjes së bombave fuçi.

Në Siri raportohet se dhjetra njerëz janë trajtuar për shkak të problemeve me frymarrjen, pas një sulmi të dyshuar me gaz klorin në veri të qytetit Aleppo, më 6 shtator.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 70 njerëz kanë pasur probleme me frymëmarrje pas sulmit me bomba fuçi në lagjen Sukari të Aleppos.

Nga këto sulme nuk raportohet për viktima.

Mbrojtja Civile Siriane - një grup vullnetarësh për përgjigje emergjente që vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët- tha se bombat fuçi u hodhën nga helikopterët e Qeverisë dhe kanë përmbajtur cilindra me klor.

Ky grup ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqen fëmijët duke përdorur maksa të oksigjenit për të marrë frymë.

Damasku ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra se ka përdoeur armë kimike gjatë luftës civile pesë vjeçare.

Një hetim i kryer nga Kombet e Bashkuara në gusht, ka gjetur se forcat qeveritare siriane janë përgjegjëse për dy sulme me gaz helmues, një në vitin 2014 dhe një në vitin 2015, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e klorinit.

XS
SM
MD
LG